Paralajmërim i frikshëm i OKB-së: 14 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin brenda 48 orësh në Gaza

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 11:06 | Bota

Paralajmërim i frikshëm i OKB-së: 14 mijë fëmijë

Shefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, ka paralajmëruar se 14,000 foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme, nëse nuk u dërgohen më shumë ndihma humanitare.

"Dua të shpëtoj sa më shumë fëmijë të jetë e mundur. Duhet ta përmbytim Rripin e Gazës me ndihma humanitare. 14,000 është një numër vërtet tronditës. Do të jetë zhgënjyese, do të pengohemi dhe do të marrim rreziqe të mëdha. Por nuk shoh një ide më të mirë sesa t'u japim ushqim fëmijëve", tha Fletcher për BBC Radio 4, përcjell A2 CNN.

Izraeli i dha fund një bllokade 11-javore ndaj ndihmave që hynin në Gaza të hënën, por Fletcher thotë se vetëm pesë kamionë hynë dhe ndihma nuk ka mbërritur ende tek askush.

Paralajmërim i frikshëm i OKB-së: 14 mijë fëmijë

Gjatë natës, sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën 50 palestinezë. Sulmet erdhën ndërsa Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja e paralajmëruan Izraelin të ndalonte "ofensivën e ripërtërirë ushtarake" në Gaza dhe të rriste fluksin e ndihmave.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se "lufta mund të përfundojë nesër" nëse Hamasi liron pengjet e tij dhe dorëzon armët. Rreth 58 pengje mbeten në Gaza, deri në 23 besohet se janë gjallë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos