Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë "puna e radhës".
Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp në Florida këtë pasdite.
Trump shqyrtoi një listë të krimeve të dhunshme dhe tha se disa kriminelë "nuk janë të rinj në vendin tonë, ata janë të vjetër për vendin tonë".
"Shumë prej tyre kanë lindur në vendin tonë," tha Trump, shkruan A2 CNN.
"Mendoj se duhet t'i nxjerrim menjëherë që këtej, ti do ta dish të vërtetën, kështu që ndoshta kjo do të jetë puna tjetër që do të punojmë së bashku", vijoi më tej Trump.
Nuk është hera e parë që Trump e ka ngritur këtë ide dhe vlen të përmendet se administrata e tij po përpiqet gjithashtu t’i japë fund shtetësisë automatike me të drejtë lindjeje. (A2 Televizion)