Ukraina sulmoi Rusinë meraketat Kruz të Britanisë së Madhe, Storm Shadow, të fundit armatime perëndimore që është lejuar të përdorë ndaj objektivave ruse, një ditë pasi lëshoi raketat amerikane ATACMS.
Sulmet u raportuan nga korrespondentët rusë të luftës në Telegram, dhe u konfirmuan nga një zyrtar në kushte anonimiteti. Korrespondentët postuan video ku thanë se dëgjohej zhurma e raketave që godisnin rajonin e Kurskut, që kufizohet me Ukrainën verilindore.
Të paktën 14 shpërthime janë të dëgjueshme, shumica e të cilave të paraprira nga një fërshëllimë e mprehte e ngjashme me zhurmën e një rakete në lëshim. Videot e xhiruara në një zonë banimi tregojnë tym të zi teksa ngrihet në distancë.
Dy kanale pro ruse në Telegram thanë Kievi kishte hedhur deri në 12 raketa Storm Shadows në rajonin e Kurs, dhe treguan foto të copëzave të tyre me emrin e raketës qartësisht të dukshëm.
Britania e Madhe e ka lejuar në të kaluarën Kievin të përdorë raketat Storm Shadow, të cilat kanë një rreze deri në 250 km, brenda territorit ukrainas.
Qeveria e Kievit prej kohësh u ka kërkuar partnerëve perëndimor ta lejojnë të përdorë armatime të tilla për të sulmuar në thellësi të Rusisë, dhe mori dritën jeshile nga presidenti Biden këtë javë, dy muaj para se ai të largohet nga detyra.
Duket se vendimi i Shteteve të Bashkuara, i ka hapur rrugën heqjes së kufizimeve edhe nga partnerët e tjerë europianë. Pentagoni njoftoi të mërkurën se do ti jepte 275 milion dollarë ndihma të tjera ushtarake Ukrainës ku do të përfshiheshin më shumë municione për sistemin raketor Himars.
Uashingtoni paralajmëroi qytetarët e vetë në Kiev për një sulm të madh ajror në Ukraina dhe mbylli përkohësisht ambasadën atje.
Po ashtu edhe vende të tjera, kanë marrë masa për të mbrojtur personelin. Shefi i shërbimeve të huaja të inteligjencës në Rusi, Sergei Naryshkin paralajmëroi të mërkurën se Moska do të hakmerrej kundër vendeve të NATO-s që lehtësojnë sulmet me raketat me rreze të gjatë të Ukrainës kundër Rusisë. (A2 Televizion)