Pas divorcit, afrim i ri, Britania dhe BE arrijnë marrëveshjen për tregtinë dhe të rinjtë

Nga Rosalba Bejdo
20 Nëntor 2026, 18:09 | Bota

Pas divorcit, afrim i ri, Britania dhe BE arrijnë marrëveshjen

Dhjetë vjet pas divorcit, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian po hedhin hapa drejt një afrimi të ri. Londra dhe Brukseli kanë arritur një sërë marrëveshjesh për të lehtësuar tregtinë, për të ulur kostot dhe për të zgjeruar mundësitë e lëvizjes për të rinjtë.

Në samitin e së premtes, palët ranë dakord për heqjen e një pjese të kontrolleve dhe dokumentacionit për tregtinë e produkteve ushqimore, si dhe për krijimin e një programi që do t'u mundësojë deri në 100 mijë të rinjve britanikë dhe europianë të jetojnë, punojnë apo studiojnë në vendin tjetër për një periudhë deri në tre vjet.

Kryeministri britanik, Andy Burnham, e cilësoi marrëveshjen si një fitore për të dyja palët, duke theksuar se bashkëpunimi është jetik përballë sfidave globale.

Andy Burnham: “Besoj se të gjithë mund të themi me bindje se kjo është një ditë e mirë për Britaninë dhe një ditë e mirë për Europën. Marrëveshja që kemi arritur së bashku është një përfitim për të dyja palët”.

Costa: “Ne mbetemi të hapur për të ndërtuar marrëdhënien sa më të ngushtë të mundshme mes Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar”.

Por afrimi nuk është pa pengesa. Londra dhe Brukseli nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për tarifat universitare, ndërsa negociatat do të vijojnë edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Marrëveshjet pritet të zbatohen nga viti 2028, ndërsa programi për të rinjtë nga viti 2030.

Ndërkohë, deklaratat e kryeministrit Burnham se Brexit i ka sjellë Britanisë më shumë humbje sesa përfitime kanë rihapur debatin për të ardhmen e marrëdhënieve me Bashkimin Europian, përfshirë edhe mundësinë e një rikthimi të ardhshëm në bllok.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos