Pas pritjes madhështore, Trump dhe Mbreti Charles në bisedime private në Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 18:47 | Bota

Pas pritjes madhështore, Trump dhe Mbreti Charles në bisedime private

Charles III dhe Camilla kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, në ditën e dytë të vizitës së tyre shtetërore në SHBA, ku u pritën nga presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump.

Në një fjalim publik, Trump vlerësoi marrëdhëniet historike mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar se amerikanët “nuk kanë pasur miq më të afërt se britanikët”.

Më pas, presidenti amerikan dhe Mbreti zhvilluan një takim privat, përpara se Charles III të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan. Ai pritet të bëjë thirrje për “pajtim dhe rinovim” të marrëdhënieve mes dy vendeve, në një kohë tensionesh të rritura për shkak të luftës me Iranin.

Kjo vizitë konsiderohet si një nga sfidat më të mëdha diplomatike të mbretërimit të Charles III, me pritshmëri të larta për forcimin e lidhjeve transatlantike në një moment delikat për politikën globale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos