Për herë të parë pas 3 vitesh, nisin në Turqi bisedimet e drejtpërdrejta Rusi-Ukrainë

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 13:02 | Bota

Për herë të parë pas 3 vitesh, nisin në Turqi bisedimet

Ka nisur takimi i parë i drejtpërdrejtë mes mes përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës në Turqi.

Sipas mediave të huaja, është ministri i Jashtëm i Turqisë ai i cili po ‘udhëheq’ bisedimet mes dy vendeve, të cilat janë të parat në tre vite.

Hakan Fidan tha se ishte thelbësore që një armëpushim mes dy vendeve të arrihej sa më shpejt të ishte e mundur, shkruan A2 CNN.

Më pas kamerat u fikën, teksa vijuan bisedimet thelbësore mes dy vendeve, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Putin nuk pranoi që të ishte pjesë e këtyre bisedimeve, pasi më herët u diskutua se në takim do të merrnin pjesë Presidenti rus, Presidenti Zelensky dhe Presidenti Donald Trump.

Ndërkohë në orët në vijim priten më tepër detaje rreth këtij takimi që po mbahet në Turqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos