Përfshihet nga flakët Pallati i Versajës, evakuohen turistët

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 17:04 | Bota

Përfshihet nga flakët Pallati i Versajës, evakuohen turistët

Pallati i Versajës, një nga sitet turistike më të vizituara nga turistët në Francë, është përfshirë nga flakët pasdite e kësaj të marte. Zjarri fillimisht ka nisur në një zonë me çati ku po kryheshin punime për rinovimin.

Një zëdhënës i pallatit sqaroi se zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi duke vënë flakët nën  kontroll, ndërsa u evakuuan turistë të shumtë që ndodheshin brenda në momentin kur shpërthyen flakët.

Nuk ka më tym, nuk ka më flakë dhe nuk ka dëme të rëndësishme”, shtoi zëdhënësi.

Pallati, i ndërtuar në shekullin e 17-të për mbretin Louis XIV, ishte rezidenca kryesore mbretërore deri në Revolucionin Francez dhe përmbysjen e monarkisë në 1789.

Më shumë se shtatë milionë njerëz e vizitojnë pallatin çdo vit, ndërsa më vonë gjatë kësaj vere ai do të presë lojërat Olimpike të kuajve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos