Përmbytje në Gjermani, situata pritet të përkeqësohet

Nga A2 CNN
1 Qershor 2024, 16:41 | Bota

Përmbytje në Gjermani, situata pritet të përkeqësohet

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Gjermanisë Jugore.

Në qytetin e vogël bavarez të Fischach pranë Augsburgut në veriperëndim të Mynihut, lumi "Schmutter" doli nga shtrati, duke përmbytur një pjesë të hekurudhës.

Rrugë dhe fusha u zaptuan nga uji, teksa policia drejtoi trafikun larg zonave të prekura.

Ekspertët nga Shërbimi Meteorologjik i Gjermanisë parashikojnë më shumë shira të dendur gjatë natës, veçanërisht në shtetin lindor të Thuringia, Bavarinë veriore dhe shtetin jugor të Baden-Wuerttemberg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos