Përmbytjet në Teksas, mbi 51 viktima e dhjetëra të zhdukur. Vijojnë kërkimet

Nga Rosalba Bejdo
6 Korrik 2025, 10:47 | Bota

Qindra njerëz janë mobilizuar për të kërkuar personat e zhdukur në Teksasin qendror, pas përmbytjeve katastrofike që u morën jetën 51 personave, përfshirë 15 fëmijë.

Zona më e prekur është Konteja Kerr, ku 43 vetë kanë vdekur dhe 27 fëmijë mbeten të zhdukur nga një kamp i të rinjve të krishterë përgjatë lumit Guadalupe.

Autoritetet lokale thanë se puna do të vazhdojë derisa të gjendet edhe personi i fundit, shkruan A2.

Viktima janë konfirmuar edhe në pjesë të tjera të shtetit, ndërsa një sërë paralajmërimesh për përmbytje të befasishme vijojnë të mbeten në fuqi në Teksasin qendror.

Deri më tani janë shpëtuar 850 persona.

Në një konferencë, guvernatori Greg Abbott njoftoi se kishte firmosur një deklaratë për gjendje katastrofe, për të mundësuar zgjerim të operacionit të kërkimit.

Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump pohoi se administrata e tij po punonte ngushtë me autoritetet lokale për t’iu përgjigjur emergjencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos