Përmbytje të mëdha në veri të Italisë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2025, 19:07 | Bota

Përmbytje të mëdha në veri të Italisë

Reshje të dendura dhe stuhi të fuqishme kanë përfshirë rajonin e Lombardisë që prej mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar një sërë problemesh në qytetet kryesore si Milano dhe Komo.

Si pasojë e kushteve ekstreme të motit, 13 fluturime janë devijuar drejt aeroportit Orio al Serio në Bergamo, për shkak të pamundësisë për të zbritur në aeroportet e Milanos.

Autoritetet italiane kanë lëshuar një alarm portokalli për stuhi të forta, ndërkohë që liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke përmbytur zonat përreth dhe duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Situata është përkeqësuar edhe në pellgun e Sevesos, i cili është aktivizuar për të përballuar prurjet e shumta të ujit. Në qytetin Lentate, dy familje janë evakuuar si masë paraprake për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për zhvillimet më të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos