Përplasen 4 autobusë me ushtarë në Paris, spitalet mbushen me të plagosur

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 09:57 | Bota

Përplasen 4 autobusë me ushtarë në Paris, spitalet mbushen

Të paktën 36 persona kanë mbetur të plagosur në Francë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor ku u përfshinë 4 autobusë që transportonin kadetë ushtarakë dhe një automjeti tjetër.

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën A13 pranë Guerville, rreth 36 milje në perëndim të Parisit, pak para orës 19:00 të së mërkurës.

Pasagjerët e plagosur u dërguan në spitale, ndërsa një prej tyre në gjendje kritike u dërgua me urgjencë në një qendër traume në Paris.

Shërbimet e urgjencës duke përfshirë pesëdhjetë zjarrfikës dhe personel mjekësor u dërguan në vendngjarje dhe reduktuan trafikun në autostradën e ngarkuar në një korsi të vetme.

Kadetët, të cilët po ktheheshin në shkollë nga një seminar kur ndodhi aksidenti, u larguan nga vendi i ngjarjes me autobusë zëvendësues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos