
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka hedhur poshtë një raportim të Washington Post, sipas të cilit Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte përballur me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, për mungesat në rezervat e raketave amerikane gjatë një takimi në Camp David.
Sipas artikullit, Trump kishte kërkuar shpjegime se përse ishte keqinformuar lidhur me mungesat e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe interceptorëve të mbrojtjes ajrore.
Raportimi pretendonte gjithashtu se rezervat e pakësuara kishin ndikuar në vendimin e presidentit për të mos ndërmarrë sulme të tjera në shkallë të gjerë ndaj Iranit.
Leavitt, e cila tha se ishte e pranishme në takimin mes Trump dhe Hegseth, i cilësoi këto pretendime si të pavërteta.
"Kjo fjalë për fjalë nuk ndodhi kurrë, dhe ne ia kemi thënë këtë vazhdimisht Washington Post-it", deklaroi ajo.
Ajo shtoi se Trump "e do Sekretarin dhe mendon se ai po bën një punë të jashtëzakonshme", duke mohuar çdo përplasje mes presidentit dhe kreut të Pentagonit. (A2 Televizion)