Humb jetën turistja gjermane në Palasë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2026, 22:47 | Kronikë

Humb jetën turistja gjermane në Palasë

Një shtetase gjermane ka humbur jetën në Palasë paraditen e të mërkurës, njoftoi policia e Vlorës. “Rreth orës 11:45, të datës 30.07.2026, Stacioni i Policisë Dhërmi u njoftua nga Qendra Shëndetësore e Palasës se në ambientet e saj ishte dërguar shtetasja gjermane M. S., 33 vjeçe, e cila kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe, pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore, humbi jetën”, tha policia, përcjell A2 CNN.

“Nga veprimet e kryera paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale, pasi shtetasja gjermane dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë”.

Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos