Katër persona u plagosën me gërshërë në qendër të Londrës të mërkurën pasdite. Incidenti ndodhi në zonën e ngarkuar të kryeqytetit pranë një zonë komerciale, një destinacion i njohur turistik.
Policia ka arrestuar një grua 47-vjeçare në lidhje me sulmin, por ende nuk ka publikuar detaje të mëtejshme. Sipas policisë, viktimat janë katër persona të moshës 34, 39, 42 dhe 52 vjeç. Ata u gjetën me plagë dhe u dërguan në spital, tha Shërbimi i Ambulancës së Londrës për Sky. Sipas "Daily Mail" sulmi u krye me gërshërë.
Mediat britanike raportojnë se policia beson se autorja e krimit kishte përjetonte një krizë të shëndetit mendor. Sipas raportimeve të medias, shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje rreth mesditës, dhe gjithashtu u njoftua edhe shërbimi i ambulancës ajrore të Londrës. (A2 Televizion)