Dakordësi për Presidentin, Kosova konstituon sot Kuvendin! Pritet zgjedhja e kryetarit

Nga A2 CNN
6 Gusht 2026, 08:42 | Kosova

Kuvendi i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 6 qershorit, pritet të konstituohet sot me verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. Më pas, pritet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse do të mbahet edhe seanca për votimin e Qeverisë së re.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ende një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për çështjen e Presidentit, megjithëse të dyja palët kanë lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të bisedimeve.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk synon të marrë postin e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar nevojën për një balancë institucionale në ndarjen e funksioneve kryesore shtetërore.

Ndërkohë, PDK dhe AAK kanë refuzuar të zhvillojnë bisedime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për formimin e institucioneve të reja.

Nëse brenda 60 ditëve nga konstituimi i Kuvendit nuk arrihet të zgjidhen institucionet, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat do të ishin të katërtat brenda rreth një viti e gjysmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos