Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu thërret urgjentisht Kabinetin e Sigurisë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 16:21 | Bota

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë sonte në orën 21:00, sipas kohës lokale, Kabinetin e Sigurisë Kombëtare, në mes të përshkallëzimit të konfliktit me Iranin dhe Hezbollah-un.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i kabinetit për mediat izraelite. Sipas burimeve të cituara nga “The Times of Israel”, Izraeli ka vendosur përkohësisht të pezullojë sulmet ndaj Iranit pas presionit të ushtruar nga Shtëpia e Bardhë, megjithëse një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, shkruan A2CNN. 

Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Benjamin Netanyahu apo zyra e tij lidhur me zhvillimet e fundit dhe përplasjet që nisën mbrëmjen e kaluar.

Mbledhja e kabinetit vjen në një moment kritik për sigurinë rajonale, ndërsa shqetësimet për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme mbeten të larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos