
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën, mes tyre gjashtë fëmijë, nga sulmet ajrore izraelite në një qytet të Libanit.
Sulmet kanë rritur frikën për nisjen e një fushate të re ushtarake izraelite në Liban, pavarësisht armëpushimit të arritur në qershor mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Ushtria izraelite deklaroi se Hezbollah kishte lëshuar gjatë natës dy dronë të armatosur kundër ushtarëve pranë kreshtës Ali al-Taher, në juglindje të Libanit. Zona besohet se përmban një kompleks ushtarak nëntokësor të Hezbollahut.
Përshkallëzimi i fundit ka rikthyer shqetësimet për një përkeqësim të situatës së sigurisë dhe për një valë të re konfliktesh në rajon.
(A2 Televizion)