Unanimitet për trupat në Gaza, “dezertojnë” Kuvendin ministri dhe krerët e Shtabit të Ushtrisë

Nga Indrit Maraku
14 Shtator 2026, 17:38 | Politikë

Komisioni i Jashtëm miratoi me unanimitet projektligjin që lejon dërgimin e 40 efektivëve të Forcave të Armatosura në Gaza, pjesë e projektit të Bordit të Paqes.

Deputetët e bënë të qartë se dakordësia e shprehur me votë ishte qëndrim politik, pasi të dyja palët ishin të pakënaqura me prezencën e zv/ministrit të Mbrojtjes, Enkelejd Joti, shkruan A2.

Gishtin në plagën e mungesave e vunë deputetët e opozitës.

Socialistët kërkuan që çështja t’i lihet për sqarim Komisionit Hetimor të kërkuar nga opozita, por nuk e fshehën pakënaqësinë me dikasterin e Mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos