Kriza mes gjyqësorit dhe ekzekutivit për pagën e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka zgjuar Parlamentin. Mazhoranca i del në krah kryeministrit me argumentin që rroga e tyre të përcaktohet vetëm pas votimit të ligjit.
Madje, padisë që gjyqësori bëri ndaj ministrit të Financave iu përgjigjën me të njëjtën monedhë. Vetëgjyqësia, sipas tyre, e KLGJ dhe KLP duhet të shërbejë si kallëzim.
Megjithatë, PS e PD mendojnë se ligji duhet të ishte miratuar deri në fund të korrikut.
Komisionet nisën shqyrtimin e draftit të dy deputetëve socialistë për shtesën në pagën e magjistratëve.
Për të kundërshtuar bojkotet e nisura në gjyqësor, socialistët pyetën nëse për muajin gusht Kushtetueja ka kërkuar rroga me koeficientin e vjetër apo të ri.
Demokratët e shprehën votën kundër këtij ndryshimi ligjor, me argumentin se Rama ka injoruar Kushtetuesen dhe i sjell ndryshimet sipas interesit të tij.
Ndërsa vetë kryeministri ka bërë reagimin e radhës, i habitur se si flasin gjyqtarët. Sipas tij, një gjykatës nuk mund të thotë që e hapim vetë thesarin e shtetit, sepse, sipas tij, çfarë do të bëhej nësë do të çoheshin doganierët, tatimorët, policët dhe inspektorët? (A2 Televizion)