Pheniani pranoi dërgimin e trupave në Rusi, Koreja e Jugut: Pranoi një akt kriminal!

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 11:33 | Bota

Pheniani pranoi dërgimin e trupave në Rusi, Koreja e Jugut: Pranoi

Konfirmimi i Koresë së Veriut se ka dërguar trupa për të luftuar për Rusinë kundër Ukrainës është etiketuar si "pranim i një akti kriminal" nga Koreja e Jugut.

Sipas mediave të huaja, Ministria e Jashtme e vendit e përshkroi masën si "çnjerëzore dhe imorale".

"Me pranimin e tyre publik të dislokimit të trupave, ndërsa pretendojnë se janë plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ata edhe një herë po tallen me komunitetin ndërkombëtar," tha Ministria e Jashtme në deklaratë, shkruan A2 CNN.

Ministria e Jashtme deklaroi gjithashtu se bashkëpunimi më i gjerë ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut "përbën një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare", shkruan A2 CNN.

Koreja e Jugut është vendi më i fundit që e dënon masën, me SHBA-të që thonë se janë "të shqetësuar" nga "përfshirja e drejtpërdrejtë" e Phenianit në luftë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos