“Pllakat tektonike” mes Ukrainës dhe Rusisë po ndryshojnë për Amerikën. Në këtë ndikoi edhe “fryma e shenjtë”, thënë ndryshe takimi në zemër të Vatikanit. Presidenti Donald Trump vlerëson se Zelenski është gati për të bërë paqe, ndërsa lëshoi dhe një paralajmërim të fortë për Putinin duke i kërkuar që të ndalojë së qëlluari për të vrarë dhe të ulet për të bërë paqe.
“Takimi në Vatikan shkoi mirë. Do të shohim se çdo të ndodhë brenda pak ditëve. Me siguri do të mësojmë shumë. Jam shumë i zhgënjyer që raketat po lëshohen nga Rusia, por bombat u hodhën. Shumë shngënjyese. Do të shkohim si do të shkojë. Sa i përket pyetjes nëse i besoj presidentit Putin? Do të ju njoftoj brenda dy javëve. Por dëshiroj që ai të ndalojë së qëlluari, të ulet në tryezë dhe të firmosë një marrëveshje. Ne i kemi bazat për një marrëveshje. Prandaj dëshiroj që ai ta firmosë dhe të kryhet kjo punë dhe që t’i kthehemi jetës”, tha Trump.
Biseda brenda Bazilikës së Shën Pjetrit duket se e ka bindur presidentin amerikan se Ukraina është gati për paqe, madje edhe duke dhënë territorin e Krimesë.
“Ai dëshiron të bëjë diçka të mirë për vendin e tij. Mendon se po bën një punë të mirë dhe Zelenski po punon fort. Është një marrëveshje shumë e komplikuar. Ai më tha se ka nevojë për më shumë armë. E ka thënë për shumë vite, por të shohim se çdo të ndodhë. Folëm pak edhe për Krimenë. Gadishulli i është dhënë Rusisë nga Barack Hussein Obama dhe nga Biden. Kjo ka ndodhur 11 apo 12 vite më parë. Shumë kohë më parë. Nuk është e di pse më pyetët për të”, shtoi Trump.
Trump u pyet edhe për masa të mundshme ndëshkuese nëse Putin refuzon që të bëjë paqe, duke kërcënuar se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka më lojra. “Dëshiroj që ajo luftë të përfundojë”, ishte porosia e kreut të Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)