Kremlini ka deklaruar se Rusia do të ofrojë ndihmë ushtarake për Korenë e Veriut nëse është e nevojshme.
Sipas mediave të huaja, komentet vijnë pasi Pheniani konfirmoi se kishte dërguar trupa për të luftuar për Rusinë.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se roli i Koresë së Veriut në rajonin Kursk të Rusisë tregoi efektivitetin e një traktati të nënshkruar nga Vladimir Putin dhe Kim Jong Un vitin e kaluar.
Ai tha se pakti përfshinte që Rusia mund të ndihmonte Korenë e Veriut në këmbim nëse do të ishte e nevojshme, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se më herët Moska njoftoi se rajoni i Kurskut është ‘pastruar’ plotësisht nga trupat ukrainase.
Presidenti Trump ka ashpërsuar retorikën e tij ndaj Rusisë gjatë ditëve të fundit, pas një takimi që zhvilloi me Volodymyr Zelenskyn në Vatikan, gjatë varrimit të Papa Franceskut. (A2 Televizion)