Një ngjarje fatale u regjistruar në Indi, ndërsa një grua po lufton për jetën, pasi u qëllua aksidentalisht në kokë nga një oficer policie teksa shkoi në stacion për të rinovuar pasaportën.
Ngjarja ndodhi më 8 dhjetor, ndërsa e gjithë skena u kap nga kamerat e sigurisë. Në video, oficeri mund të shihet duke mbajtur një armë që ia dha një koleg, duke e përkulur dhe më pas duke tërhequr këmbëzën ndërsa tyta është drejtuar nga gruaja.
Sipas mediave të huaja. autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ku familjarë dhe miq të viktimës kanë kërkuar përgjigje për veprimet e punonjësit të policisë. (A2 Televizion)