Po planifikonin sulm terrorist në koncertet e Taylor Swift,  dy të arrestuar në Vjenë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2024, 07:47 | Bota

Po planifikonin sulm terrorist në koncertet e Taylor Swift,  dy

Tre koncertet e ardhshme të Taylor Swift në Vjenë janë anuluar pas një kërcënimi të mundshëm për një sulm terrorist.

Shfaqjet, pjesë e turneut të Swift Eras, do të mbaheshin të enjten, të premten dhe të shtunën në stadiumin “Ernst Happel”.

Të mërkurën, dy persona u arrestuan me dyshimin se po planifikonin sulme islamike, gjë që detyroi autoritetet dhe organizatorët që të mos kishin një zgjidhje tjetër, por të anulonin koncertet e planifikuara.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Franz Ruf bëri me dije se një shtetas austriak 19-vjeçar u arrestua të mërkurën në mëngjes në Ternitz, në provincën e Austrisë së Poshtme. Ai tha se arrestimi i dytë ndodhi në Vjenë pasdite, por nuk dha detaje të mëtejshme për të dyshuarin.

“Sipas statusit aktual të hetimit, dy të dyshuarit u radikalizuan përmes internetit”, tha Ruf duke shtuar se

19-vjeçari bëri "një betim për besnikëri" ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik në fillim të korrikut.

Një operacion i madh policor u zhvillua në Ternitz, zona ku jetonte 19-vjeçari. Një numër shtëpish ndërsa banesa e tij u kontrollua, ku u gjetën disa substance kimike që po ekzaminohen.

Kreu i policisë në Vjenë, Gerhard Pürstl tha se 65,000 njerëz në ditë pritej të ndiqnin koncertet, si dhe 22,000 fansa nga jashtë vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos