“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

Nga A2 CNN
6 Gusht 2026, 22:14 | Bota

Lëvizja Houthi e Jemenit mori përsipër përgjegjësinë për një sulm të gjerë me raketa dhe dronë kundër atyre që i përshkroi si mobilizime ushtarake të mbështetura nga Arabia Saudite në Jemenin lindor, duke deklaruar se goditjet vranë dhe plagosën qindra luftëtarë dhe shkatërruan kampe e pajisje ushtarake.

“Forcat tona të Armatosura kryen një operacion ushtarak të gjerë dhe cilësor, duke vënë në shënjestër dislokimet e armikut saudit në zonat Al Ruwayk, Al Abr dhe Al Thaniyah, si dhe kampe të tjera që u përkasin të ashtuquajturve Regjimente të 1-rë dhe të 3-të të Emergjencës, duke përdorur një numër të madh raketash balistike dhe dronësh. Rezultatet e operacionit ishin si më poshtë: vrasja dhe plagosja e qindra mercenarëve të armikut saudit; shkatërrimi dhe djegia e një numri të madh kampesh, dislokimesh, deposh dhe armatimesh të armikut saudit në zonën Al-Wadeeah, në pjesën lindore të vendit; si dhe shkatërrimi i një numri të madh mjetesh ushtarake që ndodheshin në kampet e goditura”, tha zëdhënësi i grupit ushtarak.

“Forcat e Armatosura të Jemenit (Huthi) paralajmërojnë armikun kriminal saudit që të mos kryejë asnjë veprim të pamend kundër vendit dhe popullit tonë, pasi ai do të mbajë pasojat e çdo përshkallëzimi. U bëjmë thirrje atyre bashkatdhetarëve tanë që janë mashtruar dhe çuar në rrugë të gabuar, që të largohen nga kampet e armikut saudit dhe të kthehen në rajonet e tyre të origjinës para se të jetë tepër vonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos