Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, i bllokohet Jet Ski dhe gjobitet me 300 000 lekë

Nga A2 CNN
6 Gusht 2026, 21:14 | Kronikë

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, i

Gjatë patrullimit në vendin e quajtur "Plazhi i Hidrovorit", në zonën e Zvërnecit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues (Jet Ski), i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa ndaj poseduesit të tij, shtetasit A. V., u vendos masë administrative me vlerë 300.000 lekë të rinj, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Policia e Shtetit apelon ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit. Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve do të ndëshkohet sipas ligjit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos