Politikani izraelit thirrje Netanyahut: Ndërprisni të gjitha pjesët e marrëveshjes me Hamasin derisa të kthehen trupat e pengjeve

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 16:14 | Bota

Politikani izraelit thirrje Netanyahut: Ndërprisni të gjitha

Një politikan izraelit i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që “të ndalojë menjëherë të gjitha pjesët e marrëveshjes me Hamasin”, ndërkohë që trupat e pengjeve nuk janë kthyer ende.

Sipas mediave të huaja, Aryeh Deri shkroi në një postim në rrjetet sociale se "hapja e pikës kufitare Rafah, hyrja e ndihmave dhe çdo veprim që rrjedh prej saj" duhet të përfshihet në pauzë.

"Ne jemi të përkushtuar t'i sjellim të gjithë bijtë tanë në një varrim hebre", shtoi ai, përcjell A2 CNN.

Kjo vjen pas një mesazhi të ngjashëm nga familjet e pengjeve, të cilat thanë se marrëveshja e paqes "nuk mund të vazhdojë të zbatohet pa kthimin e të gjithë pengjeve nga Hamasi".

Izraeli ka thënë se nëntë nga 28 trupat e pengjeve janë dorëzuar deri më tani, ndërsa Hamasi paralajmëroi se ka nevojë për pajisje shtesë për të kthyer të gjithë trupat e mbetur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos