Prag tragjedie ajrore në Kanada, bishti i avionit prek në pistë gjatë uljes

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 18:18 | Bota

Një avion i Air Canada që fluturonte nga Tokio drejt Torontos ka rrezikuar të përplaset gjatë uljes në pistë për shkak të erërave të forta në aeroportin Pearson.

Një video e shpërndarë të hënën nga Wake Turbulence Aviation, tregon avionin Boeing 777-300ER që lëkundet gjatë uljes dhe në një moment bishti prek pistën.

Avioni më pas vijon të kërcejë majtas-djathtas në pistë, përpara se piloti ta stabilizojë atë.

Erërat e forta që shkaktuan incidentin me fluturimin e nisur nga Narita sipas Air Canada kanë qenë me shpejtësi 31.5 km/h deri në 48 km/h. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos