Administrata Trump ka bërë me dije se ka anuluar dhjetëra mijëra viza jo-imigruese që nga janari i këtij viti, duke treguar aktivitetin kriminal si arsyen kryesore.
Departamenti i Shtetit njoftoi se 80 mijë viza janë revokuar këtë vit, duke vënë në dukje se ky është më shumë se dyfishi i numrit të revokuar vitin e kaluar.
Më shumë se 8 mijë viza studentore ishin midis atyre që u prekën. Arsyet kryesore për këto revokime ishin dhuna, vjedhja dhe drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, sipas Departamentit të Shtetit.
Këto tre krime përbënin gati gjysmën e vizave të revokuara këtë vit.
"Premtime të dhëna, premtime të mbajtura", shkroi Departamenti i Shtetit në X, duke shtuar se Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio "gjithmonë do ta vënë sigurinë dhe interesat e popullit amerikan në radhë të parë". (A2 Televizion)
