Presidenti Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Kenia: U prit ngrohtësisht nga gjithë shqiptarët

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 16:27 | Bota

Presidenti Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Kenia: U prit

Presidenti Bajram Begaj, ka përgëzuar Republikën e Kosovës për njohjen si shtet të pavarur e sovran nga Republika e Kenias.

Në një mesazh të posaçëm, Begaj falënderoi homologun e tij, Presidentin e Kenias, William Ruto, për marrjen e këtij vendimi të drejtë e të duhur, shkruan A2 CNN.

Begaj shkroi gjithashtu se ky vendim i shtetit afrikan është mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët.

“I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim, William Ruto, për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, shkroi Begaj, në profilin e tij zyrtar në platformën ‘X’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos