Presidenti i Gjeorgjisë në OKB vlerëson përpjekjet e Trump për paqe dhe shpreh mbështetje të fortë për Ukrainën

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 17:10 | Bota

Presidenti i Gjeorgjisë në OKB vlerëson përpjekjet e Trump

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Kavelashvili, ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Sipas mediave të huaja, ai u ngjit në podium pas komenteve të Volodymyr Zelenskyy dje, në të cilat presidenti i Ukrainës tha se Gjeorgjia është "humbur" nga Rusia.

“Për të katërtin vit tani, një luftë e tmerrshme e përgjakshme ka shpërthyer në Ukrainë duke sjellë pasoja katastrofike dhe vuajtje të mëdha njerëzore”, tha Kavelashvili, shkruan A2 CNN.

"Ne e kuptojmë më mirë se shumë të tjerë dhimbjen që po përjeton kombi ukrainas sot”, tha ai më tej.

"Tani, ashtu si më parë, Gjeorgjia shpreh mbështetjen e saj të fortë dhe të palëkundur për popullin ukrainas, ndërsa ne e kuptojmë thellësisht rëndësinë e paqes", shtoi ai.

Kavelashvili gjithashtu mori një moment për të lavdëruar përpjekjet e Donald Trump për paqe dhe përmend marrëveshjen midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe punën e presidentit amerikan në luftën e Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos