“Presidenti kinez është njeri krenar”- Trump pas pezullimit të tarifave: Tregu i obligacioneve është i bukur sot

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 21:40 | Bota

“Presidenti kinez është njeri krenar”- Trump pas

Pasi pezulloi tarifat për shumë vende të botës dhe i zëvendësoi ato me një tarifë fikse 10 %, me përjashtim të Kinës, për të cilën i rriti tarifat në 125 %, Presidenti Donald Trump thotë se ai "po shikonte" tregun e bonove mbrëmë dhe se e shihte se "njerëzit po shqetësoheshin pak".

Sipas mediave të huaja, duke folur për lëvizjen e sotme në tregun e obligacioneve, ai tha se sot “tregu i bonove tani është i bukur”.

“Lëvizja e madhe nuk ishte ajo që bëra sot, lëvizja e madhe ishte ajo që bëra në Ditën e Çlirimit”, shton ai, duke iu referuar 2 prillit, kur zbuloi paketën e tij tarifore për shumë vende të botës.

"Ne kishim Ditën e Çlirimit në Amerikë. Ne u çliruam nga të gjitha marrëveshjet e tmerrshme që u bënë, të gjitha marrëveshjet e tmerrshme tregtare që u bënë", tha më tej Trump, shkruan A2 CNN.

“Presidenti kinez është njeri krenar”- Trump pas

Siç raportuan më herët mediat e huaja, investitorët kishin futur para në obligacionet e qeverisë - por të hënën ata patën një ndryshim dhe filluan t'i shesin ato.

Yield-et e thesarit 30-vjeçar - norma e interesit për borxhin - arritën sot në 4.92%, kërcimi i tyre më i madh tre-ditor që nga viti 1982.

Trump vazhdoi më tej duke thënë se "asgjë nuk ka përfunduar ende" dhe shtoi se Kina do që të bëjë një marrëveshje me SHBA-të, por sipas tij, nuk di se si.

"Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje, ata thjesht nuk dinë se si ta bëjnë atë," tha ai më tej, shkruan A2 CNN.

“Ata janë njerëz mjaft krenarë dhe Presidenti XI është një njeri krenar. Ata janë në proces të zbulimit, por duan të bëjnë një marrëveshje", përfundoi Trump fjalën e tij, fill pasi rriti në 125 % tarifat ndaj Kinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos