Trump pezullon tarifat që tronditën botën, por rrit në 125% ato ndaj Kinës

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 20:02 | Bota

Trump pezullon tarifat që tronditën botën, por rrit në 125%

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ka pezulluar për 90 ditë tarifat e reja, në një përpjekje për të lehtësuar tensionet tregtare që kanë tronditur ekonominë botërore. Në të njëjtën kohë, ai ka paralajmëruar një rritje të ndjeshme të tarifave ndaj Kinës, duke i çuar ato në 125%, në kuadër të një përballjeje të ashpër me Pekinin.

“Kam autorizuar një PAUZË 90-ditore, si dhe një Tarifë Reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, në nivelin 10%, që hyn në fuqi menjëherë,” shkroi Trump.

Ende nuk është e qartë se cilat vende do të përfitojnë nga kjo pauzë, ndërsa CNN po kërkon detaje nga Shtëpia e Bardhë.

Në të njëjtin mesazh, Trump njoftoi se po rrit tarifat ndaj Kinës, si pjesë e përpjekjeve për ta detyruar Pekinin të ulet në tryezën e bisedimeve.

“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj Tregjeve Botërore, unë po rris Tarifën që SHBA i vendos Kinës në 125%, me efekt të menjëhershëm. Shpresoj që së shpejti, Kina do ta kuptojë se ditët e mashtrimit ndaj SHBA-së dhe vendeve të tjera nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme,” shkroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos