Presidenti Zelennsky: Ushtria e Ukrainës duhet të jetë mjaft e forte, mbrojnë vendin me jetët e tyre

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 17:35 | Bota

Presidenti Zelennsky: Ushtria e Ukrainës duhet të jetë mjaft e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka nderuar forcat e armatosura të Ukrainës, duke i përshëndetur ato si "garancia e parë dhe më efektive" për sigurinë e vendit.

"Ushtria ukrainase duhet të jetë mjaft e fortë dhe mbi këtë themel është ndërtuar e gjithë arkitektura tjetër e sigurisë," tha ai, duke iu referuar pjesës tjetër të ushtrisë dhe inteligjencës së Ukrainës, shkruan A2 CNN.

"Ne duhet të kujtojmë gjithmonë se sa varet nga ushtria jonë, nga të gjithë ukrainasit që mbrojnë jetën e Ukrainës me jetën e tyre", tha ai më tej.

Zeleskyy përsëriti gjithashtu thirrjet që Ukraina të jetë mjaftueshëm e armatosur në luftën e saj me Rusinë, duke u bërë thirrje aleatëve të Kievit që të ndihmojnë me furnizimet "dhe të gjitha aftësitë e nevojshme mbrojtëse". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos