Presidenti Zelensky ngre alarmin: Kemi kapur ushtarë kinezë që luftojnë krah Rusisë, ja ç’fshihet

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 15:22 | Bota

Presidenti Zelensky ngre alarmin: Kemi kapur ushtarë kinezë që

Dy shtetas kinezë janë kapur gjatë luftimeve në Ukrainën lindore, ka thënë Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se forcat e Ukrainës luftuan me gjashtë ushtarë kinezë, dy prej të cilëve u zunë rob, shtoi ai.

Ai ka urdhëruar zyrtarët që të marrin një shpjegim nga Pekini, shkruan A2 CNN.

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, Zelenskyy tha se Ukraina ka informacione se ka "shumë më shumë" qytetarë kinezë në mesin e forcave ruse.

Ja deklarata e tij e plotë:

Ushtria jonë kapi dy shtetas kinezë që luftonin në ushtrinë ruse. Kjo ndodhi në territorin e Ukrainës, në rajonin e Donetsk. Ne kemi dokumentet e këtyre të burgosurve, karta bankare dhe të dhëna personale.

Kemi informacione se në repartet e pushtuesit ka shumë më tepër shtetas kinezë sesa vetëm dy. Tani po i zbulojmë të gjitha faktet. Inteligjenca, Shërbimi i Sigurisë dhe njësitë përkatëse të Forcave të Armatosura po punojnë për këtë.

Unë kam udhëzuar ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës që të kontaktojë menjëherë Pekinin dhe të zbulojë se si Kina do t'i përgjigjet kësaj.

Përfshirja e Kinës nga Rusia në këtë luftë në Evropë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, është një sinjal i qartë se Putini do të bëjë gjithçka përveçse t'i japë fund luftës. Ai po kërkon mënyra për të vazhduar luftën. Kjo kërkon patjetër një reagim. Një reagim nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë në botë që duan paqe.

Shtetasit kinezë të kapur janë në paraburgim të Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës.

Po vijojnë veprimet përkatëse hetimore dhe operative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos