Presidenti Zelenskyy: Trump ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin në Turqi

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 16:07 | Bota

Presidenti Zelenskyy: Trump ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në

Më shumë informacione kanë dalë mbi një takim të mundshëm në Turqi midis presidentëve Volodymyr Zelenskyy, Vladimir Putin dhe Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, të dielën, Zelenskyy i bëri thirrje Putinit të takohej me të të enjten në Stamboll, me Trumpin që tha se po "mendon" të marrë pjesë në bisedime nëse ato zhvillohen.

Në komentet e tij më të fundit mbi takimin, Zelenskyy thotë se Ukraina e ka ftuar Trumpin të marrë pjesë në bisedime, por udhëheqësi amerikan ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Zelenskyy do të takohet me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, në Ankara të enjten dhe do të fluturojë për në Stamboll nëse Putini shfaqet.

Më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, refuzoi të komentonte se kush do të merrte pjesë nga pala ruse.

"Sapo presidenti ta shohë të arsyeshme, ne do ta shpallim", tha ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos