Por ndërsa vetë Trump ka shmangur kërcënimet për rifillim të luftës ndaj Iranit, që kur vendosi të shtyjë armëpushimin, Izraeli nuk përmbahet.
Ministri i mbrojtjes Izrael Katz paralajmëroi këtë të enjte se po presin dritën jeshile nga SHBA për të rifilluar luftën. Ai tha se do të fillonin duke shënjestruar liderin suprem Ajatollahun Mojtaba Khamenei dhe se do ta kthenin Iranin në epokën e errët të gurit. Sipas zyrtarit të lartë izraelit, sulmi këtë herë do të jetë më vdekjeprurës.
Israel Katz deklaroi: “Izraeli është i përgatitur të rinisë luftën kundër Iranit. Ushtria izraelite është e përgatitur si për mbrojtje ashtu edhe për sulm, dhe objektivat janë të përcaktuara. Në pritje të dritës jeshile nga SHBA, mbi të gjitha për të përfunduar eliminimin e dinastisë së Khameneit, nisim planin kundër asgjësimit të Izraelit dhe pasuesve të udhëheqjes së regjimit terrorist iranian, si dhe për ta kthyer Iranin në epokën e errët të gurit duke shkatërruar objektet kryesore të energjisë dhe elektricitetit dhe duke goditur rëndë infrastrukturën ekonomike kombëtare. Sulmi, kur të rinisë, këtë herë do të jetë ndryshe dhe vdekjeprurës, duke dhënë goditje shkatërruese në pikat më të ndjeshme, pas goditjeve të mëdha që regjimi terrorist iranian ka pësuar deri tani- të cilat do të tronditin dhe rrëzojnë themelet e tij”. (A2 Televizion)