Problem teknik në ajër, avioni i Air India ulet në Hong Kong menjëherë pas ngritjes

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 20:31 | Bota

Problem teknik në ajër, avioni i Air India ulet në Hong Kong

Një incident ajror është shmangur ditën e sotme me një fluturim të Air India.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se një avion u kthye në Hong Kong të hënën menjëherë pas ngritjes, për shkak të një problemi teknik në ajër.

Kjo situatë vjen disa ditë pasi një tjetër avion i linjës ajrore u rrëzua dhe humbën jetën të paktën 270 persona, shkruan A2 CNN.

Air India tha në një deklaratë se aeroplani me destinacion Neë Delhin u ul në Hong Kong, në mënyrë të sigurt dhe po i nënshtrohej kontrolleve “si masë paraprake të shtuar”.

Autoriteti i Aeroportit të Hong Kongut tha në një deklaratë të veçantë se fluturimi AI315 u kthye në aeroportin e qytetit jugor kinez rreth orës 13:00, shkruan A2 CNN.

Avioni ishte një Boeing 787 Dreamliner, i njëjti model si fluturimi me destinacion Londrën që goditi një konvikt të kolegjit mjekësor në një zonë banimi të qytetit veriperëndimor indian të Ahmedabadit të enjten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos