Protesta në Hungari kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Orban. Protesta u udhëhoq nga një avokat dikur i afërt me administratën, i cili së fundmi e krijoi një lëvizje politike për ta sfiduar kryeministrin.
Protestuesit marshuan drejt Parlamentit duke brohoritur “Ne nuk frikësohemi” dhe “Orban, jep dorëheqjen!”.
Shumë prej tyre ishin veshur me ngjyra kombëtare, kuq, bardh e gjelbër, ose bartnin flamuj kombëtarë, simbole që partia e Orbanit i ka përdorur si të vetat në dy dekadat e fundit.
Marshimi u udhëhoq nga Peter Magyar, 43 vjeç, i cili dikur ishte i martuar me ish-ministren e Drejtësisë në qeverinë e Orbanit, Judit Varga dhe i cili synon ta sfidojë Orbanin me partinë e vet të re.
Magyar u bë shumë i njohur në shkurt, kur bëri komente tronditëse për punën e brendshme të qeverisë. Ai e akuzoi Antal Roganin, ministrin i cili e udhëheq zyrën e Orbanit, se është në krye të një makine të propagandës së centralizuar. (A2 Televizion)