Protestat antiqeveritare kanë shkaktuar përleshje të dhunshme në Bangladesh midis policisë dhe studentëve të universiteteve. Të paktën 150 njerëz janë vrarë dhe shumë janë plagosur. Një student tha se demonstruesit në kryeqytetin Dhaka thjesht donin të mbanin një tubim paqësor, por policia e shkatërroi atë, duke i sulmuar teksa po mblidheshin. Ai përshkroi se si iu lidhën sytë dhe u torturua nga njerëz që pretendonin se ishin policë. Ndërkohë, mjekët e urgjencës thanë se ishin të mbingarkuar pasi dhjetëra të rinj me plagë po dërgoheshin në spital.
Forcat e sigurisë akuzohen për forcë të tepruar, por qeveria ka fajësuar kundërshtarët politikë për trazirat, të cilat shpërthyen pas vendosjes së kuotave në vendet e punës në qeveri. Një ndërprerje mbarëkombëtare e internetit që nga e enjtja ka kufizuar rrjedhën e informacionit në vend, ku një shtetrrethim po zbatohet nga mijëra ushtarë.
Kjo protestë e dhunshme është sfida më serioze në vite për Sheikh Hasinën, që siguroi mandatin e katërt radhazi në krye të vendit, në zgjedhje të diskutueshme të bojkotuara nga partitë kryesore të opozitës në vend. Policia sulmoi studentët duke hedhur gaz lotsjellës dhe më vonë nisën perleshjet e dhunshme. (A2 Televizion)