Protestuesit i vënë flakën mbetjeve pranë rezidencës së Netanjahut, evakuohen banorët

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 07:53 | Bota

Protestuesit i vënë flakën mbetjeve pranë rezidencës

"Dita e Trazirave", e thirrur për të kërkuar lirimin e pengjeve dhe një fund të menjëhershëm të luftës, filloi herët këtë mëngjes në Jerusalem.

Protestuesit i vunë flakën disa kontejnerëve të mbeturinave rreth rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, duke krijuar një "unazë zjarri" rreth vendit. Një nga zjarret u vu 100 metra larg rezidencës zyrtare të kryeministrit.

Udhëheqëset e protestës janë Anat Engerst, nëna e Matanit të rrëmbyer, dhe Vicky Cohen, nëna e Nimrodit. Demonstratat filluan spontanisht në orën 6:30 të mëngjesit me orën lokale dhe janë planifikuar të mbërrijnë në Knesset në mesditë.

Policia e Jerusalemit tha në një deklaratë se kontejnerëve të mbeturinave dhe gomave iu vu flaka, duke dëmtuar disa makina, në lagjet Rehavia (rezidenca e kryeministrit) dhe Givat Ram në Jerusalem.

Banorët u evakuuan nga ndërtesat aty pranë, megjithëse askush nuk u lëndua. Zjarrfikësit shuan zjarret.

Në zona të tjera të Qytetit të Shenjtë, dhjetëra protestues u mblodhën jashtë shtëpisë së Ministrit Ron Dermer, duke e akuzuar atë se nuk arriti të siguronte kthimin e një pengu të vetëm përmes një marrëveshjeje që kur u bë kryenegociatori i Izraelit.

Në një deklaratë, protestuesit i përshkruan bisedimet si një "dështim total" dhe akuzuan qeverinë se kapitulloi para të djathtës ekstreme dhe "fundosi" një propozim armëpushimi të pranuar nga Hamasi. Ndërkohë, disa njerëz u bbllokuan në Bibliotekën Kombëtare në Jerusalem dhe u ngjitën në çati; policia po negocion me ta për t'i detyruar të zbresin. Protesta po përhapet edhe në zonën e Knessetit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos