“Putin do të vdesë shpejt!” Limuzina e Putin shpërtheu në flakë pas deklaratës së Zelenskit

Nga Rosalba Bejdo
30 Mars 2025, 13:34 | Bota

“Putin do të vdesë shpejt!” Limuzina e Putin

Putin do të vdesë shpejt dhe ky është një fakt. Kështu pati deklaruar të mërkurën presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Komenti i tij u lexua si një referencë ndaj moshës, apo problemeve shëndetësore të liderit të Kremlinit, por nëse merren në konsideratë sulmet e shërbimeve sekrete ukrainase në thellësi të territorit rus, mund të tingëllonte edhe si paralajmërim.

Rastësi ose jo, një limuzinë që besohet të jetë pjesë e flotës së liderit të Kremlinit në Moskë, shpërtheu në Moskë. Imazhet në rrjetet sociale tregojnë automjetin në flakë dhe tymin e zi teksa ngrihet në ajër. Siç raportohet shpërthimi ndodhi pranë selisë së shërbimeve sekrete të Rusisë. Autometi në fjalë është një Aurus Senat i zi me vlerë 330 mijë euro.

Sipas “Daily star” nuk është e qartë se kush po e përdorte limuzinën në momentin e shpërthimit. Por duket se ngjarja ka shkaktuar panik në Kremlin, ku frika e sulmeve ka qene e lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos