Putin kërcënon Europën dhe NATO-n, Ukraina sulmon bazën e fundit ruse, Zelenski kërkon Amerikën

Nga Xhevahir Qardaku
12 Gusht 2026, 13:57 | Bota

Ukraina vazhdon që të godasë thellë në Rusi. Presidenti Volodymyr Zelenski njofton se ushtria e tij ka kryer një “operacion të jashtëzakonshëm” duke shënjestruar bazën detare të Novorossiyk, qëndrën e fundit të madhe luftarake të Rusisë në Detin e Zi, mbi 300 kilometra nga vija e frontit. “Dronët tanë Palanytsia, raketat Neptune dhe sistemet detare pa pilot kanë goditur me saktësi objektivat e tyre”, theksoi lideri i Kievit duke shtuar se “lufta duhet të përfundojë dhe të gjitha propozimet e duhura janë në tryezën e negociatave.

“Ne ia kemi përcjellë propozimet tona palës amerikane. Dhe Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes sonë, para së gjithash me mbrojtjen ajrore, dhe të ushtrojnë presion mbi Rusinë në mënyrë që planet e saj të jenë të ndryshme, për t'u përgatitur për përfundimin e luftës në vend që ta zgjasin atë”, u shpreh Zelensky.

Rusia pretendoi se në sulmin ukrainas në bazën ushtarake pranë Detit të Zi janë shënuar 2 viktima, përfshirë dhe një fëmijë 8-vjeçar, ndërsa 1 tjetër humbi jetën në Krime. Moska i është kundërpërgjigjur Kievit po me sulme vdekjeprurëse. Mes këtij përshkallëzimi, presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënon hapur europën dhe NATO-n.

“Për fat të keq, ne shohim se potenciali për konflikt po rritet këtu. NATO po infiltrohet vazhdimisht, po krijohen blloqe të reja ushtarake dhe politike, dhe po vendosen dhe planifikohen sisteme të reja armësh që paraqesin kërcënime edhe për vendin tonë. Tensionet po rriten gjithashtu në rajonin fqinj të Arktikut”, deklaroi Putin.

Duke iu referuar vendeve europiane për sekuestrimin e anijeve të flotës hije të Rusisë, Putin kërcënoi me hakmarrje. “Ne do ta përcaktojmë vetë se ku dhe kur një përgjigje e tillë është e nevojshme dhe e përshtatshme”, paralajmëroi shefi i Kremlinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos