
Aragchi është takuar me presidentin rus, Putin në Shën Petërburg, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, duke konsideruar që aderojnë të dyja në BRICS dhe në kontekstin konfliktual në Lindjen e Mesme, aleanca ndërmjet tyre mund të provojë një sfidë për koalicionin amerikano-izraelit.
“Nga ana jonë, ne do të bëjmë gjithçka që i shërben interesave tuaja dhe interesave të të gjithë popujve të rajonit, për të arritur këtë paqe sa më shpejt të jetë e mundur. Ju e dini mirë qëndrimin tonë,” tha Putin në komente të transmetuara nga TASS.
Sipas agjencisë shtetërore RIA Novosti, Araghchi falenderoi Moskën për mbështetjen ndaj Teheranit dhe theksoi se Irani do të vazhdojë luftën kundër Shteteve të Bashkuara.
“Ne sinqerisht shpresojmë që, duke u mbështetur në këtë guxim dhe dëshirë për pavarësi, populli iranian do ta kalojë këtë periudhë të vështirë sprovash nën udhëheqjen e një lideri të ri dhe paqja do të vijë,” tha Putin, sipas RIA.
Araghchi falënderoi Moskën për mbështetjen ndaj Teheranit. Ai lavdëroi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe theksoi se ato do të forcohen. Diplomati shtoi se Irani do të vazhdojë të luftojë Shtetet e Bashkuara, përcjell A2CNN.
“E gjithë bota e ka parë se populli iranian, përmes rezistencës dhe guximit, ishte në gjendje t’u bëjë ballë sulmeve dhe agresionit amerikan dhe do të jetë në gjendje ta përballojë dhe ta kapërcejë këtë periudhë,” shpjegoi ai.
“Ne i kemi treguar gjithë botës se Irani ka aleatë dhe miq të mirë si Federata Ruse,” tha Araghchi, ulur përballë Putinit.
“Ju falënderojmë për qëndrimin tuaj të fortë dhe të palëkundur në mbështetje të Republikës Islamike të Iranit,” shtoi ai. (A2 Televizion)