Zelensky i vë tre kushte Trump-it për ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse

Nga A2 CNN
26 Tetor 2026, 16:17 | Bota

Zelensky i vë tre kushte Trump-it për ndalimin e sulmeve ndaj

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Kievi është i gatshëm të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse administrata amerikane pranon një nga tre propozimet e paraqitura nga Ukraina. Sipas tij, deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Zelensky bëri të ditur se propozimet e Kievit përfshijnë një armëpushim energjetik, aktivizimin e shërbimit satelitor Starlink mbi territorin rus për identifikimin e lëshuesve të raketave balistike, ose furnizimin e Ukrainës me raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

Kreu i shtetit ukrainas theksoi se një armëpushim energjetik do të ishte i mundur nëse edhe Rusia ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Sipas tij, veprimet e Kievit janë përgjigje ndaj sulmeve ruse, ndërsa mbështetja e kërkuar nga pala amerikane nuk është dhënë.

Zelensky kundërshtoi gjithashtu çdo lehtësim të sanksioneve ndaj Moskës përpara arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës. Ai argumentoi se heqja e masave kufizuese në fazat e para të negociatave do t’i hiqte Ukrainës një instrument të rëndësishëm presioni ndaj Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos