
Në takimin me kabinetin e tij të sigurisë më parë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se "ne jemi të gatshëm të tregojmë fleksibilitetin që na kërkohet", në atë që shihet si një referencë e maskuar për një zgjidhje të mundshme diplomatike të luftës.
Sipas mediave të huaja, Putin tha më tej se Ukraina dhe aleatët e saj evropianë ende kanë "një iluzion se Rusia mund të mposhtet strategjikisht".
Po ashtu, Putin paralajmëroi se më shumë qytete ukrainase do të bien nën kontrollin rus, shkruan A2 CNN.
Duke përmendur fatin e qytetit verilindor të Kupyanskut, të cilin Rusia pretendon se e ka pushtuar, Putin thotë se skenari atje "do të përsëritet" vazhdimisht nëse luftimet vazhdojnë.
"Jemi të kënaqur me këtë, sepse na çon në arritjen e qëllimeve të operacionit ushtarak special [pushtimi në shkallë të plotë] me mjete ushtarake", shton Putin, shkruan A2 CNN.
Ukraina mohon se Kupyansk në rajonin e Kharkiv është pushtuar nga Rusia. (A2 Televizion)
