
Pas takimit trepalësh në Shenzhen, presidenti Vladimir Putin kërcënoi Ukrainën me një kundërpërgjigje “shumë të dhimbshme” pas sulmit në urën e Krimesë. Sipas kreut të Kremlinit, Ukraina dhe Evropa nuk janë ende të gatshme të bëjnë kompromis për zgjidhjen e konfliktit. Putin tha se kishte ftuar europianet ne Moske për të sqaruar pozicionin e tyre.
“Për të qenë i sinqertë, e kam diskutuar këtë çështje me kolegët nga Këshilli i Sigurimit i Rusisë dhe u kam kërkuar të gjithëve të mendojnë për të, me shpresën se mund të ishte e mundur të arrihej një marrëveshje e caktuar. Por, pas sulmeve ndaj urës së Krimesë, nuk do të ketë negociata. Ne do t'u përgjigjemi këtyre sulmeve. Dua që të gjithë ta dinë këtë. Besoj se kundërpërgjigjja jonë, siç sapo thashë, do të jetë shumë më e dhimbshme sesa ajo që regjimi i Kievit i shkaktoi urës se Krimesë.
Pala amerikane ka propozuar kompromise për fundin e luftës dhe ne kemi rënë dakord me to pa bërë asnjë ndryshim, përfshirë edhe gjatë takimit në Anchorage. Çështja është nëse palët e tjera të konfliktit, Ukraina dhe, në këtë rast, mbështetësit e saj evropianë, janë të gatshëm t’i pranojnë këto kompromise. Duke gjykuar nga ajo që shohim, për momentin ata nuk janë të gatshëm. Por do të shohim. Gjithçka kalon, gjithçka ndryshon.” (A2 Televizion)