Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Abu Dhabi sot. Putin po viziton Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite në një udhëtim të rrallë jashtë vendit dhe do të zhvillojë bisedime me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman. Kreu i Kremlinit do të të diskutojë për naftën, OPEC+ dhe konfliktet në Gaza dhe Ukrainë.
Udhëheqësi rus do të zhvillojë bisedime me presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan në Abu Dhabi. Ata u takuan këtë vit në "Russian Davos", një forum ekonomik në Shën Petersburg.
Putin pritet të konfirmojë këtë muaj, rikandidimin për një tjetër mandat 6-vjeçar në krye të Kremlinit. (A2 Televizion)