Putini po i jep naftë Kim Jong-un në këmbim të armëve dhe ushtarëve në luftë

Nga Denisa Pasholli
22 Nëntor 2024, 13:40 | Bota

Putini po i jep naftë Kim Jong-un në këmbim të armëve

Rusia thuhet se e ka furnizuar Korenë e Veriut me më shumë se 3 milionë fuçi naftë që prej marsit të këtij viti, sipas imazheve satelitore nga Open Source Centre, një organizatë jo fitim-prurëse me bazë në Londër. Sipas sekretarit britanik për punë të jashtme, David Lammy, nafta është një formë pagese për armët dhe trupat ushtarake që Pheniani i ka dërguar Moskës për të luftuar në Ukrainë.

Këto transferta shkelin 100% sanksionet e Kombeve të Bashkuara, që e kanë tërësisht të ndaluar të dërgojnë naftë në Korenë e Veriut, me përjashtim të sasive të vogla. 

Sipas imazheve satelitore, dhjetëra cisterna nafte nga Koreja e Veriut që mbërrijnë në terminalin e naftës në Lindjen e Largët të Rusisë, për plot 43 herë në 8 muajt e fundit. Më pas imazhet shfaqin cisternat që transportohen në det, në anije. Cisternat në port kanë mbërritur bosh dhe largohen me kapacitet të plotë.

Koreja e Veriut është i vetmi vend në botë që nuk lejohet të blejë naftë në treg të hapur. Numri i fuçive të naftës që lejohet të sigurojë, sipas Kombeve të Bashkuara, është vetëm 500 mijë në vit, shumë më pak nga sa i nevojitet në fakt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos