Ra nga 3 metra lartësi, 5-vjeçari dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2026, 13:52 | Bota

Ra nga 3 metra lartësi, 5-vjeçari dërgohet me urgjencë

Një 5-vjeçar është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 3 metrash.

Ngjarja ka ndodhur në Libohovë, ku i mituri me inicialet Y.I., teksa po luante me motrën e tij të mitur, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe i ka rrëshqitur këmba, duke rënë nga lartësia, shkruan A2CNN. 

Fillimisht, 5-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, ai është dërguar më pas drejt kryeqytetit, në Spitalin e Traumës.

Sipas informacionit paraprak, gjendja shëndetësore e fëmijës është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos